Rreth 250 mijë armë pa leje në Kosovë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 01.06.2022 21:21 nga Qendresa Tershana 01.06.2022 21:21 Raportimet kur njoftohet për rastet e vrasjeve e plagosjeve në vend, janë të shpeshta. E jo rrallë herë këto veprat kriminale për të cilat njoftohet publiku, kryhen nga armët ilegale. Kjo pasi numri i kosovarë që në pronësi kanë armë pa leje, nuk është i vogël. Nga ministria për punë të brendshme thanë se në popull janë rreth 250.000 armë ilegale. Por, duke mos treguar kur është bërë hulumtimi shtuan se numri i tyre është zvogluar për rreth 100.000 nga 360.000 sa ishin më parë. Nga MPB gjithashtu deklaruan se e kanë në plan sa më parë të nisin fushatën e legalizimit dhe dorëzimit të armëve . Megjithatë, po kërkohet ndryshim nga fushata e fundit që u mbajt për këtë punë, më 2019. Sipas të dhënave nga policia, ky institucion mori më shumë armatim vitin 2021 se sa atë paraprakin. POLICIA E KOSOVËS Në vitin 2020 janë konfiskuar 1135 armë dhe 32747 municion. Në vitin 2021 janë konfiskuar 1280 armë dhe 42031 municion.