Komuna e Vushtrrisë shpreh ngushëllime për tre bashkëqytetarët që vdiqën në aksidentin në Shkup NULL NULL 20.07.2026 09:10 20.07.2026 09:10 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të tre bashkëqytetarëve të tij, të cilët humbën jetën në aksidentin në rrugën nga Bllaca drejt Shkupit. Përmes një postimi në Facebook, Idrizi tha se kjo tragjedi ka prekur jo vetëm familjet e viktimave, por edhe të gjithë qytetarët e Vushtrrisë. “Na ka tronditur të gjithëve humbja tragjike e jetës së bashkëqytetarëve tanë, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani. Kjo tragjedi ka prekur jo vetëm familjet e tyre, por edhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, ka shkruar Idrizi. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të viktimave, duke thënë se ndan dhimbjen me ta në këto momente të rënda. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ejupin, Cennetin dhe Fatmiren”, ka shkruar Idrizi. Ndërkohë, edhe Ambasada e Kosovës në Shkup ka njoftuar se pas përpjekjeve intensive të autoriteteve relevante, mbrëmë është lokalizuar vendi ku ndodhej vetura e aksidentuar, brenda së cilës u gjetën tre trupat e pajetë. Sipas ambasadës, bëhet fjalë për qytetarë nga Vushtrria me banim në Gjermani. Ambasada ka shprehur ngushëllimet e thella për familjarët e viktimave. /Klankosova.tv