Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtetasi arab u gjet pa shenja jete, FSK jep detaje për operacionin në Batllavë

NULL NULL
20.07.2026 08:52

Pas një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati deri në orët e vona, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës.

Në njoftimin e saj, FSK bëri të ditur se në operacion u angazhua menjëherë Ekipi i Kërkim-Shpëtimit, pasi mori informacion nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës.

“Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit në operacionin në Liqenin e Batllavës, ku ekipi pas intervenimit në orët e vona ka arritur të gjejë trupin e pajetë të A.A., shtetas i huaj”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje, FSK bëri të ditur se pas përfundimit të operacionit, trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve kompetente.

“Trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme”, thuhet më tej në njoftim.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me rrethanat e rastit apo shkakun e vdekjes.

I huaji që u gjet pa shenja jete në Batllavë është shtetas arab

lajme të ngjashme