Pas pritjeve të gjata dje, normalizohet qarkullimi në kufirin Kroaci-Serbi NULL NULL 20.07.2026 09:15 20.07.2026 09:15 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se situata në pikën kufitare Bajakovo, ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, është stabilizuar pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara gjatë ditës së djeshme. Sipas njoftimit në Facebook, aktualisht qarkullimi në këtë pikë kufitare po zhvillohet pa vonesa të gjata. MPJD ka bërë të ditur se do të vazhdojë të përcjellë situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri lidhur me fluksin në pikat kufitare. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se, pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara dje gjatë ditës në pikën kufitare Bajakovo, ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, situata tashmë është stabilizuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata”, thuhet nga MPJD./Klankosova.tv Bllokimi i mërgimtarëve: Veturat nisin të kalojnë përgjatë kufirit Kroaci-Serbi, autobusët jo (VIDEO)