Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeta pas Everestit, Arineta Mula flet për sfidat prej se u vendos në ShBA (VIDEO)

NULL NULL
20.07.2026 09:11

Arineta Mula, është një nga gratë më të forta që ka Kosova.

Ajo ka qenë mjaft aktive duke u ngjitur majave të njohura e një nga to është edhe Everesti.

Mula në Klan Kosova ka rrëfyer jetën e saj pas këtij suksesi dhe vendosjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sportistja ekstreme ka folur rreth sfidave që po i përjeton aktualisht.

“Unë ende kam sfida. Ndoshta sfida kryesore është se kohë të gjatë kam kaluar në Kosovë. Përpos që e kam familjen e ngushtë aty, e kam pasur një shoqëri të madhe që ka qenë sikur shtëpia, sikur familja ime e dytë. Ende nuk jam rikuperuar dhe ende nuk mund ta pranojë faktin që jam larg tyre, por rrjedha e jetës më ka vendosur këtu”, tha ajo në Programin e Mëngjesit.

Por, Arineta përmend faktin se prej që është bërë nënë ajo ndihet e përmbushur dhe e motivuar duke qenë e përkushtuar brenda rrethit familjar.

lajme të ngjashme