Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëmbimi i serbit në Leposaviq nga xhandarmëria e Serbisë, intervistohet një i dyshuar

NULL NULL
06.11.2025 15:46

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Klankosova.tv se në lidhje me rastin e dyshuar të plagosjes dhe rrëmbimit të një shtetasi serb në afërsi të Leposaviqit, është marrë në pyetje një person i afërt me viktimën.

“Konfirmojmë se është intervistuar një person i afërt me viktimën. Rasti po hetohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, ka bërë të ditur zëdhënësi I Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb me iniciale M.V., dyshohet se ishte plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.

Rasti, sipas Policisë së Kosovës kishte ndodhur të shtunën më 1 nëntor dhe për të njëjtin është njoftuar edhe KFOR-i, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar.

“Të maskuar, e plagosën dhe e çuan në Serbi” – Çka dyshohet se ndodhi në territorin e Kosovës?

Ky dyshohet se është personi që u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe në Leposaviq

KFOR-i deklarohet për Klankosova.tv pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë

 

 

lajme të ngjashme