Rregullat e rrepta – NBA gjobit Butlerin me 25 mijë dollarë pasi injoroi gazetarët NULL NULL 24.05.2023 11:55 24.05.2023 11:55 Basketbollisti më i mirë i ekipit Miami Heat, Jimmy Butler është gjobitur 25 mijë dollarë për shkak se nuk doli të flasë për gazetarë, pas një ndeshje të luajtur ndaj Boston Celtics, më 21 maj. Ai u gjet fajtor se theu rregullat e NBA që kanë të bëjnë me qasjen e medieve për intervista me lojtarë, pas përfundimit të takimit, shkruan nba.com, përcjellë klankosova.tv. Vendimi për dënim u mor nga Joe Dumars, zëvendëspresident ekzekutiv i NBA dhe udhëheqës i Operacioneve Basketbollistike në këtë ligë. Butler dhe Miami po përballen me Bostonin, në finalen e konferencës lindore. Ekipi nga Florida është duke udhëhequr 3 me 1. Fituesi, që zyrtarizohet kur t’i bëjë 4 fitore, takohen për titullin e madh të NBA më Denverin, ekip ky që në finalet e konferencës së perëndimit mposhti Los Angeles Lakers me rezultat të pastër prej 4 me 0.