Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

NULL NULL
26.04.2026 16:23

Mbrojtësi i Kombëarës së Kosovës, Amir Rrahmani, ka rinovuar kontratën me SSC Napoli deri në vitin 2029, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, marrëveshja është finalizuar, ndërsa me kontratën e re lojtari do të përfitojë rreth 3.8 milionë euro në sezon, më shumë se 2.5 milionë që merrte më parë, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht interesimit nga Fenerbahçe dhe klube nga Lindja e Mesme, 30-vjeçari ka vendosur të qëndrojë te Napoli, ku prej vitit 2020 është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes.

Rinovimi konfirmon besimin e klubit ndaj paraqitjeve të tij dhe rolin e rëndësishëm në skuadër.

lajme të ngjashme