Rilindi te Betisi, Antony s’e fsheh lumturinë NULL NULL 18.02.2025 17:28 18.02.2025 17:28 U tall e u tall sa ishte te Manchester Unitedi, por huazimit te Real Betisi ia ka parë hairin. Antony po shkëlqen me tri gola dhe një asistim në katër paraqitjet e tij të para për klubin andaluzian. Ai në një intervistë të fundit është shprehur i lumtur që është me këtë skuadër. “Gjëja më e rëndësishme është të qenit i lumtur dhe unë jam shumë i lumtur te Real Betisi. Gjërat ndodhin natyrshëm”, ka thënë Antony. “Këtu mund ta shfaq futbollin që më solli në Evropë”.