Regjisori i filmit “Amaneti”: Është e rëndësishme se si e presin kosovarët këtë film NULL NULL 14.09.2016 08:35 14.09.2016 08:35 Në emisionin e mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova i ftuar është regjisori Namik Ajazi i filmit shqiptar “Amanet”. “Amaneti” rrëfen historinë e Mentor Hasës, një funksionari të lartë të Sigurimit të Shtetit, i cili nga “përgjues” e gjen vetën tek të përgjuarit. Në këtë kthesë dramatike që merr jeta e tij, ai vendos të rrëfejë për të vrarët e pushtetit të cilit ai i kishte shërbyer. Amaneti i tij për të birin Martin është që historia e tij t’i rrëfehej botës. Regjisori i këtij filmi ka thënë se është e rëndësishme se si do e presin publiku në Prishtinë këtë film. “Erdhëm në Prishtnë për të parë se si do ta presin publiku i Kosovës këtë film sepse jemi një komb i ndarë në dysh”. “Premiera e këtij film nis nga e hëna në kinemanë ABC në Prishtinë”.