Reali hakmerret, e shkelmon Cityn nga Liga e Kampionëve NULL NULL 17.04.2024 23:51 17.04.2024 23:51 Foto nga arkivi: Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Manchester Cityn, pas ekzekutimit të penaltive. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Rodrygos, në minutën e 12’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë. Në pjesën e dytë vendasit u kthyen në lojë me anë të Kevin de Bruynes, në minutën e 76’. Kështu koha e rregullt përfundoi me rezultat të përgjithshëm 4-4 nga dy sfidat. Ndeshja më pas shkoi në vazhdime por nuk prodhoi gola. U deshën penaltitë që të vendosej fituesi, ku më të saktë ishin madrilienët. Katër herë ishin të saktë lojtarët e Realit kundrejt atyre të Cityt që ishin tre. Penaltinë vendimtare e realizoi Antonio Rudiger. Real Madridi në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Bayern Munich, për një vend në finale. /Klankosova.tv