Rashiq: Para pesë apo gjashtë ditësh kam paguar me dinarë NULL NULL 07.02.2024 12:49 07.02.2024 12:49 Foto Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në një konferencë për media ka folur rreth çështjes së dinarit. Rashiq tha se me këtë valutë ka paguar para pesë apo gjashtë ditësh. Ai u përgjigj kështu në pyetjet e gazetarëve. “Po t’i kisha do të mund t’i kisha në xhep. Sepse rregullorja nuk e ndalon që ato t’i mbash në xhep. Prandaj tjera herë, kur do t’i gjejë dhe do t’i marrë me vete për pyetjen tuaj”, tha ai. Çështja e dinarit ka ngjallur reagim të madh pas hyrjes në fuqi të Rregullorës së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila si valutë për pagesa e njeh vetëm Euron.