Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Kujdes, përdorni goma dimërore dhe respektoni rregullat

NULL NULL
06.02.2023 13:35
Edi Rama
Edi Rama

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulëta që kanë shkaktuar edhe ngrica.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook dhe ka kërkuar që të bëhet kujdes dhe të merren masat e nevojshme për të parandaluar problemet.

“Kujdes! Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë dhe ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë”, shkruan Rama.

Krahas kësaj, ai ka postuar edhe një foto ku në disa rajone të Shqipërisë temperaturat kanë shkuar në minus. Në Llogara temperaturat regjistrohen -8 gradë Celsius, në Dibër -11 gradë Celsius, në Korçë -7 gradë Celsius dhe në Dardhë -12 gradë Celsius.

Në të gjithë Shqipërinë akset rrugore janë të hapura ndërsa në disa zona malore po punohet për pastrimin e tyre.

 

 

lajme të ngjashme