Rahoveci përmbys gjithçka në pjesën e dytë ndaj Yllit NULL NULL 22.11.2025 18:55 22.11.2025 18:55 Rahoveci ka mundur Golden Eagle Yllin 78-71 në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketbooll. Rahovecasit e mbylljen pjesën e parë në disavantazh prej tetë pikësh. Mirëpo, në pjesën e dytë u këndua këngë tjetër pasi vetëm çerekun e tretë vendësit e fituan me 14 pikë epërsi. Trevon Allen i Yllit pati 25 pikë, më së shumti në këtë ndeshje. Por më i vyeshëm ishte Julian Roche i Rahovecit me 22 pikë e 13 kërcime.