Qyteza italiane feston lindjen e parë pas 29 vjetësh NULL NULL 19.02.2016 18:14 19.02.2016 18:14 Një qytet i vogël në veri të Italisë po feston ardhjen në jetë të foshnjës së parë, prej vitit 1987. Në Ostana, qytezën malore, në provincën e Kuneos në Itali, jetojnë vetëm 74 banorë. Siç shkruan gazeta italiane “La Stampa” Pablo, djali i Hose-s dhe Silvias, lindi në një spital të Torinos, javën e kaluar, shkruan tvklan. Kryebashkiaku i Ostana-s, Xhiakomo Lombardo, tha se “Me Pablon, ëndrra e komunitetit të vogël u shndërrua në realitet, pasi popullsia ishte tkurrur këto 20 vitet e fundit”. Autoritetet në Ostana po përpiqen të ndryshojnë tendencën e deritanishme të shpopullimit, me krijimin e vendeve të reja të punës. Prindërit e Pablos, spanjolli Hose dhe Silvia, nga kishin planifikuar të largoheshin pesë vjet më parë, por vendosën të qëndrojnë kur iu ofrua menaxhimi i strehezës për alpinistët dhe eskursionistët. Lindja e Pablos është konsideruar si një ogur i mirë për qytezën malore, ku dallon vendosja lejleku që mban në sqep çantën blu, simbolin e lindjes së Pablos.