Qytetarët e Kosovës të zhytur në borxhe nëpër banka (VIDEO) NULL NULL 21.01.2025 13:14 21.01.2025 13:14 Mbi-tërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2024 kanë arritur nivelin më të lartë të këtij lloj borxhi që nga pas lufta. Në vitin 2020 mbi-tërheqjet kanë qenë 143.2 milionë euro ndërsa vetëm janar-tetor 2024 janë 527.3 milionë euro, transmeton klankosova.tv. Mbi-tërheqjet bankare po vlerësohen po ashtu të jenë të rrezikshme edhe për të ardhmen e qytetarit nga aspekti ekonomik. Sipas ksosovapress, vetëm në vitin që lamë pas, mbi-tërheqjet kanë arritur vlerën mbi gjysmë miliardi euro. Rritja e kësaj kategorie të borxhit është më e theksuar pas vitit 2022.