Psikologia Rexhaj: Vendosja e prioriteteve është e rëndësishme për individin NULL NULL 14.01.2023 14:42 14.01.2023 14:42 Fatlinda Nitaj Rexhaj, psikologe klinike ka folur për rëndësinë e një fillimviti të mbarë. Ajo në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, tha se vendosja e prioriteteve është diçka shumë e rëndësishme për njerëzit që sipas saj duhet ta marrin parasysh. “Është një proces në të cilin ai funksionon dhe në bazë të tyre i vendos gjërat që ai i sheh të nevojshme. Vendosja e prioriteteve ka rëndësi jetike për individin, pasi atë e bëjnë më të fokusuar drejt qëllimeve që i vendos para vetes”. “Është me rëndësi që para vetes të kemi qëllime të matshme dhe të arritshme në fillim të vitit”, ka thënë Rexhaj.