Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prostitucion e drogë, katër shtetase të huaja arrestohen në Elbasan

NULL NULL
30.04.2026 14:25

Policia e Elbasanit ka zbuluar një bazë të dyshuar të aktivitetit kriminal në lagjen “Visarjon Xhuvani”, ku në një objekt 3-katësh dyshohet se ushtrohej prostitucion dhe shpërndarje e lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër shtetase të huaja, përkatësisht nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të cilat dyshohet se ishin të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme. Gjatë kontrollit të ambientit, uniformat blu sekuestruan rreth 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 35.3 gramë kokainë, shuma parash, armë sportive, telefona celularë si dhe sende të tjera që lidhen me aktivitetet kriminale.

Nga hetimet paraprake rezulton se gratë ushtronin prostitucion në këtë objekt dhe njëkohësisht u shisnin lëndë narkotike personave që frekuentonin ambientin.

Po ashtu, policia ka identifikuar organizatorin e dyshuar të këtij rrjeti kriminal, një shtetas 56-vjeçar, për kapjen e të cilit vijojnë kërkimet intensive.

Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

lajme të ngjashme