Phil Lesh i “The Grateful Dead” vdes në moshën 84-vjeçare NULL NULL 25.10.2024 22:11 25.10.2024 22:11 Phil Lesh Phil Lesh, një ndër themeluesit e “The Grateful Dead” dhe basisti i grupit gjatë karrierës së tyre tre dekadash, ka vdekur. Ai ishte 84 vjeç. Njoftimi u bë të premten (25 tetor) në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram. “Phil Lesh, basist dhe anëtar themelues i The Grateful Dead, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe plot dashuri”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv. “Phil u solli gëzim të jashtëzakonshëm të gjithëve përreth tij dhe la pas një trashëgimi me muzikë dhe dashuri. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e familjes Lesh në këtë moment.”