Perez zgjedh pasardhësin e Zidane NULL NULL 08.02.2018 10:35 08.02.2018 10:35 Përzgjedhëzi i Panzerëve mund të përfundojë në krye të stolit të Real Madrid, nëse skuadra spanjolle vendos ta shkarkojë teknikun francez Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, e ka zgjedhur shefin e pankinës së Gjermanisë, Joachim Low, si pasues të dëshiruar të Zinedine Zidane. Metodologjia, personaliteti dhe qëndrimi i gjermanit e kanë bindur shefin e Los Blancos, që po përgatitet për një fund të tmerrshëm të këtij edicioni. Massimiliano Allegri, Mauricio Pochettino, Maurizio Sarri dhe Jurgen Klopp janë disa nga emrat tjerë që po përcillen nga Perez.