Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja 03 përballet sonte në Lituani me Kibirkstis Vilnius në EuroCup Women

NULL NULL
16.10.2025 14:32

Peja 03 do të luajë sonte ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të EuroCup Women, kompeticionit të dytë më të fortë të basketbollit evropian për femra.

Përballja zhvillohet në kryeqytetin lituanez Vilnius, ku nga ora 18:00 me kohën tonë, vashat pejane do të sfidojnë skuadrën vendase Kibirkstis Vilnius, një prej skuadrave më të suksesshme të basketbollit lituanez për femra, me eksperiencë të madhe në garat evropiane.

Peja 03 po kalon një periudhë historike në arenën ndërkombëtare. Vetëm një javë më parë, ekipi debutoi me fitore në këtë garë, duke mposhtur skuadrën Chomutov në Republikën Çeke, sukses që u regjistrua si fitorja e parë ndonjëherë e një ekipi kosovar në EuroCup Women.

Ky moment e vendosi klubin pejan në qendër të vëmendjes së sportit vendor dhe evropian.

lajme të ngjashme