Pasioni për vrapin, Pranvera Selimi flet për të mirat që ia solli ky sport (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 08:37 15.06.2026 08:37 Pranvera Selimi është e reja nga Peja e cila e ka pasion vrapimin. Në emisionin “Ora Shtatë”, ajo tha se ky sport ia ka zhvilluar një aftësi, durimin, transmeton Klankosova.tv. Selimi shtoi se përpos të mirave fizike që ia ka dhënë vrapi, ajo tha se ka marrë edhe shumë të mira në formën psiqike. Sa i përket garës së vrapimit që u mbajt dje në Pejë, Selimi tha se u ndje shumë krenare për vendin e saj. “Eksperienca ke me të vërtetë e veçantë. Ka qenë diçka e jashtëzakonshme që në femër me vrapu në Pejë. Por dje kur hymë te korza dhe i pash të gjithë duke na pritur, jo vetëm njerëzit nga Peja por prej krejt Kosovës, ishte krenari për mua dhe vendin tim”, tha ajo në Klan Kosova.