Bayerni e “blindon” Olisen, dyfishim i pagës dhe klauzolë të pabesueshme NULL NULL 15.06.2026 09:59 15.06.2026 09:59 Michael Olise Bayerni po përgatit një veprim të jashtëzakonshëm për ta mbajtur Michael Olise në skuadër, duke tentuar të largojë interesimin e Real Madridit dhe PSG-së. Sipas gazetës Bild, klubi gjerman dëshiron t’ia rinovojë kontratën 24-vjeçarit francez duke ia dyfishuar pagën aktuale, nga 12 milionë euro që fiton tani, bavarezët janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 22 milionë eurosh në vit, transmeton Klankosova.tv. Me këtë lëvizje, Olise do të futej në grupin e më të paguarve te Bayerni, përkrah yjeve si Harry Kane dhe Jamal Musiala (rreth 25 milionë euro). Drejtuesit bavarez e konsiderojnë lojtarin plotësisht të paprekshëm, duke deklaruar se ai nuk largohet “as për 500 milionë euro”.