Qytetari në Dragodan alarmon për rrezikun, shtylla me kabllo ngjitur me ballkonin e banesës (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 11:57 15.06.2026 11:57 Banorët e një banese në lagjen Dragodan në Prishtinë, afër rrethit të Ismetit, kanë shprehur shqetësimin e tyre për një situatë që sipas tyre paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve. Në një video të dërguar për Klankosova.tv, shihet se si telat e rrymës janë të shtrirë në ballkonin e tyre. Banorët thonë se kanë bërë disa herë ankesa për heqjen e shtyllës elektrike të vendosur në afërsi të ndërtesës, por sipas tyre, deri më tani nuk janë ndërmarrë masa konkrete. Ata thonë se u është premtuar që problemi do të zgjidhet brenda disa ditësh, por pavarësisht premtimeve, situata ka mbetur e njëjtë dhe ndërhyrja nuk është realizuar.