Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbappe thyen heshtjen: Lufta ligjore vazhdon me PSG-në, por kam respekt për Al-Khelaifin

NULL NULL
15.06.2026 10:22
Kylian Mbappe dhe Nasser Al-Khelaifi

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka folur hapur për Le Parisien rreth marrëdhënies së tij me PSG-në dhe presidentin Nasser Al-Khelaifi, me të cilin aktualisht ndodhet në një betejë të ashpër ligjore për pagat dhe bonuset e papaguara.

Edhe pse largimi i tij në vitin 2024 ishte me tensione të mëdha, sulmuesi 27-vjeçar u shpreh i matur, transmeton Klankosova.tv.

“Në Paris, përveç trajnerëve, vend qendror ka edhe presidenti Nasser. Të gjithë mbajnë mend vetëm fundin, që është normale sepse të largohesh nga PSG është pothuajse e pamundur. Por ai ka bërë shumë për mua dhe familjen time. Kur kam një konflikt ligjor shkoj deri në fund, por nuk i ngatërroj gjërat, respektoj shumë Nasserin”, tha sulmuesi francez.

Mbappe, i cili ndodhet në SHBA me Kombëtaren e Francës për Botërorin 2026, shtoi se PSG mbetet klubi ku ka kaluar periudhën më të gjatë të karrierës dhe nuk mund ta fshijë atë histori.

Ai nuk kurseu fjalët e mira as për Florentino Perez, duke thënë se presidenti i Realit gjithmonë ka bërë maksimumin për ta vendosur në kushte ideale./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme