Zyrtare: Sami Khedira rikthehet te Real Madridi, emërohet asistenti i Jose Mourinhos NULL NULL 15.06.2026 09:56 15.06.2026 09:56 Real Madridi ka zyrtarizuar rikthimin e Sami Khedirës në “Santiago Bernabeu”, kësaj radhe si pjesë e stafit teknik. Ish-mesfushori gjerman është emëruar asistenti i Jose Mourinhos, duke nisur kapitullin e parë të karrierës së tij si trajner në futbollin elitar, transmeton Klankosova.tv. Khedira ishte një nga lojtarët më të besuar të Mourinhos gjatë periudhës së parë të portugezit te Reali. Ai veshi fanellën e klubit madrilen nga viti 2010 deri në vitin 2015, duke zhvilluar 161 ndeshje, shënuar 9 gola dhe fituar shtatë trofe, mes tyre një titull të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe trofeun e UEFA Champions League në vitin 2014. Rikthimi i 39-vjeçarit shihet si një lëvizje e rëndësishme nga Mourinho, i cili dëshiron të ketë pranë vetes njerëz që njohin kulturën dhe historinë e klubit, ndërsa Real Madridi nis një epokë të re me synimin për t’u rikthyer në majën e futbollit evropian./Klankosova.tv