Nuk lëkundet Abdixhiku, Kuvendi i LDK-së ia rinovon besimin NULL NULL 30.07.2026 21:35 30.07.2026 21:35 Lumir Abdixhiku ka arritur t’i rezistojë procesit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mos u shkarkuar nga pozita e kryetarit të partisë. Delegatët e LDK-së kanë vazhduar punimet e Kuvendit, ndërsa procesi nuk ka rezultuar me largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë. Nga votimi i delegatëve, 169 votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, ndërsa 152 ishin pro shkarkimit të tij, raporton Klankosova.tv Abdixhiku, i cili e ka udhëhequr LDK-në nga 2021, gjatë fjalimit para delegatëve ka theksuar se çdo vendim i marrë gjatë mandatit të tij ka qenë në interes të partisë. Ai theksoi mes tjerash se rrugëtimin e tij në krye të partisë nuk e kishte bërë i vetëm, por bashkë me strukturat dhe anëtarësinë e partisë.