Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barazime dramatike dhe fitore të thella, Botërori mahnitë tifozët (VIDEO)

NULL NULL
15.06.2026 10:10

Emocione të mëdha ka dhuruar Botërori këtë fundjavë, çka ndezi atmosferën me ndeshje spektakolare ku vëmendja u përqendrua të fitorja bindëse e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Paraguait, drama e barazimit 1-1 mes Katarit dhe Zvicrës, si dhe përballja e fortë Brazil-Maroko që u përmbyll 1-1.

Për këto ndeshje, por gjithashtu edhe për triumfin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë që përfundoi me rezultat 7-1, në emisionin “Ora Shtatë” diskutuan gazetarët Blerim Zenuni, Kasim Gërbeshi dhe Erblina Okrashtica, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Zenelit, ndeshjet më interesante për shqiptarët, fillojnë nga sonte, 15 qershor.

“Ja vlen, së paku pesë orë me shiku futboll, se tetë janë shumë. Kjo pasi është katër herë në vjet”, u shpreh Zeneli.

Ndërsa gazetari Gërbeshi foli për ndeshjen mes ShBA-së dhe Paraguait, për çka tha se triumfi i Shteteve të Bashkuara ishte i pritshëm.

Nga ana tjetër, Okrashtica diskutoi për ndeshjen Katar-Zvicër, për çka tha se skuadra e Zvicrës ishte ajo që dominoi ballafaqimin, por shtoi se Katari ishte ai që befasoi me një gol në fund.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme