Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran, Izraeli thotë se s’do të tërhiqet nga Libani, Siria e Gaza

NULL NULL
15.06.2026 10:28

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar të hënën se forcat izraelite nuk do të tërhiqen nga Libani jugor si pjesë e marrëveshjeve të armëpushimit SHBA-Ira.

Sipas Katz, ky qëndrim i shtetit izraelit i është është përcjellë edhe presidentit amerikan, Donald Trump.

“Izraeli kundërshton çdo tërheqje të forcave të IDF nga Libani, pavarësisht presionit ekzistues dhe të pritur”, ka thënë Katz në një deklaratë, duke pranuar në heshtje se Libani është pjesë e marrëveshjes SHBA-Iran.

Në deklaratat e tij të para publike që kur Trump njoftoi një marrëveshje me Iranin, Katz ka deklaruar se politika e Izraelit është të mbajë një prani ushtarake të pacaktuar në “zonat e sigurisë” në Liban, Siri dhe Gaza, në mënyrë që të mbrojë kufijtë dhe komunitetet e Izraelit nga elementët xhihadistë”.

Katz ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ia kishte komunikuar qëndrimin e Izraelit drejtpërdrejt Trumpit dhe se ai vetë e përsëriti atë në një telefonatë të dielën me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth.

“Ne nuk do të bëjmë kompromis për interesat supreme të sigurisë së Izraelit ose mbrojtjen e qytetarëve tanë dhe nuk do të tërhiqemi nga zonat e sigurisë. Nëse Irani sulmon Izraelin për shkak të zhvillimeve në Liban, ne do të godasim me forcë të plotë dhe do të demonstrojmë qartë pabarazinë në pushtet”, ka shtuar Katz. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme