Pas shopingut, italianes ia vjedhin ushqimin derrat e egër (VIDEO) NULL NULL 14.05.2021 15:50 14.05.2021 15:50 Një grup derrash të egër rrethuan një grua që sapo kishte dalë nga një supermarket afër Romës dhe i vodhën pazaret. Kjo ka bërë që të rindezet debati rreth pranisë së kafshëve të egra nëpër qytetet italiane, transmeton Klan Kosova. Në videon e postuar në mediat sociale shihen derrat që ndjekin gruan në një park makinash në fshatin “Le Rughe” duke ia rrëmbyer çantën e pazarit, shkruan The Guardian. Fermerët italianë kanë protestuar viteve të fundit në lidhje me derrat e egër që po bëjnë “kërdi” në tokat e tyre teksa kanë shkaktuar edhe aksidente fatale në rrugë.