Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Cibonës, një tjetër gjigant evropian zbarkon në Kosovë, Trepça sfidohet nga PAOK

NULL NULL
05.11.2025 16:29

Palestra “Minatori” është sonte arena e një ndeshje tëzjarrtë evropiane.

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, sfidohet nga një emër i madh i këtij sporti në Evropë, raporton Klankosova.tv.

PAOK-u grek është kundërshtari i “Minatorëve”, në ballafaqimin që nis në orën 18:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 3 të platformës ArtMotion.

Mitrovicasit ende nuk kanë fituar asnjë duel në edicionin e sivjetshëm të FIBA Europe Cup, andaj sonte synojnë ta bëjnë një mrekulli.

Nga ana tjetër, grekët kanë dy fitore e një humbje deri tani.

Pjesëmarrja e skuadrave kosovare në garat ndërkombëtare, ka bërë që emra të mëdhenj të këtij sporti të vinë në Kosovë.

Mbrëmë Bashkimi në Prizren arriti ta mposhtë ‘rrast’ Cibonën e famshme kroate, me rezultat 89-69./Klankosova.tv

May be an image of basketball and text that says "ART MOTION MOTION TREPCA II TREPCA IPIcO pico TREPCA ጋጋ E X3JIJS @| 18:30 SPORT3 TREPÇASPAOK VS TREPÇA n.Α.O.Κ. FIBA EUROPE CUP"

 

lajme të ngjashme