Paraqitja interesante e gazetarit të BBC-së – sako e kravatë me pantollona të shkurtra (VIDEO) NULL NULL 04.06.2021 11:08 04.06.2021 11:08 Një moderator i BBC-së kishte veshur pantallona të shkurtra dhe këpucë sportive derisa po prezantonte lajmet gjatë të mërkurës që ishte dita më e nxehtë e vitit. Edhe pse 51 vjeçari, Shaun Ley, nga beli e lart ishte veshur në mënyrën më të përshtatshme për një edicion të lajmeve (këmishë e sako me kravatë) ata që i kanë sytë ‘shqiponjë’ e dalluan veshjen e tij joformale poshtë belit – kur kamera kapi një kënd tjetër. Ai mbante një qëndrim shumë serioz derisa po shpjegonte rregullat për mbrojtje nga koronavirusi gjatë udhëtimeve dhe trazirat politike që përfshinë Izraelin, shkruan Klankosova.tv. “A po flladitet moderatori i BBC-së, Shaun Ley, duke veshur pantallona të shkurtra? Nëse po, a duhej ta shihnin shikuesit këtë?”, ka shkruar një person në Twitter. Një tjetër shkroi “Është nxehtë sot në Londër (ku ndodhet studio e lajmeve), prandaj ai ka veshur pantallona të shkurtra”. Të mërkurën, temperaturat arritën në 28.3 gradë Celsius në Northolt në perëndim të Londrës, derisa temperatura më e lartë e regjistruar deri tani ishte 26.1 gradë Celsius./ Klankosova.tv