OPEC+ nuk do ta reduktojë më tej prodhimin e naftës NULL NULL 12.05.2023 22:03 12.05.2023 22:03 Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e prirë nga Rusia nuk do të vazhdojnë me ndërprerje të prodhimit. Kështu ka bërë të ditur, Ministri i Industrisë së Naftës i Iranit, Hayyan Abdul-Ghani, që ka thënë se kjo do të saktësohet në takimin e qershorit. “Në takimin që do të mbahet më 3 dhe 4 qershor, nuk do të ketë reduktim shtesë. Dhe për aq sa Iraku është i brengosur, ne nuk mund ta reduktojmë prodhimin”, ka thënë ai. OPEC+ dhe aleatët të drejtuar nga Rusia, ishin pajtuar që ta shkurtonin prodhimin në fund të vitit 2022. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.