Një vezë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje të zemrës NULL NULL 13.08.2018 14:32 13.08.2018 14:32 Një studim i bërë në Kinë tregon se ngrënia e një veze në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun me problemet kardiovaskulare, transmeton Klan Kosova. Ata që konsumojnë vezët rregullisht e ulin rrezikun e shfaqjes së problemeve në zemër për rreth 18%, në krahasim me ata që nuk i preferojnë ato. Kjo përfshinë sulmet në zemër dhe shkallën e vdekshmërisë. Në përgjithësi ky problem njihet me emrin “sëmundje e zemrës”, që përfshin dështimin e zemrës, aritmitë dhe problemet e valvulave të zemrës, përveç goditjeve dhe sulmeve. Rritja e presionit të gjakut,pasiviteti fizik, pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, janë disa nga shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare. Në këtë studim, kanë marrë pjesë rreth 400.000 pjesëmarrës.