Një i vdekur dhe 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë NULL NULL 20.07.2021 15:02 20.07.2021 15:02 Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP) Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend ka vdekur një person si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 15 raste të reja nga 2 mijë e 144 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve në Kosovë janë shëruar 11 pacientë nga COVID-19, transmeton Klankosova.tv. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë numri i të infektuarve është 107 mijë e 921 persona, 105 mijë e 549 pacientë janë shëruar dhe kanë vdekur 2 mijë e 265 njerëz teksa vazhdojnë të mbesin edhe 107 raste aktive.