Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një furgon me dinarë nuk lejohet të hyjë në Kosovë në pikën kufitare në Jarinjë

NULL NULL
07.02.2024 14:08
Ndalimi i furgonit me dinarë
Ndalimi i furgonit me dinarë. Foto: Kosovo Online

Autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar një furgon me dinarë serbë që të kalojë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Nga Banka Popullore e Serbisë kanë thënë për Kosovo-online se mjetet kanë qenë të dedikuara për pagat, pensionet dhe pagesat tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.

Makina me dinarë ka ardhur nën përcjellje të policisë serbe deri në pikën kufitare rreth orës 11:00, por që është kthyer pas.

Nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës valutë e vetme zyrtare është euro.

lajme të ngjashme