Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis punëtoria dyditore e BQK-së me sektorin financiar dhe Bankën Botërore

NULL NULL
01.02.2024 21:19
Punëtoria dyditore e Bankës Qendrore të Kosovës
Punëtoria dyditore e Bankës Qendrore të Kosovës

Nën organizimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në vazhdën e takimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave, në Prishtinë këtë të enjten ka nisur punëtoria e fokusuar në tematikat kryesore që lidhen me sistemin e pagesave, direktivat e Bashkimit Evropian, praktikat e vendeve të tjera dhe reflektimin e tyre në draftin e Ligjit të Sistemit të Pagesave.

Kjo punëtori do të mbahet për dy ditë radhazi me mbështetjen  e projektit të Bankës Botërore dhe e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

“Pjesëmarrës në ketë takim ishin përfaqësuesit e BQK-së, institucioneve financiare bankare dhe jo-bankare, ekspertët e BB-së në përbërje të Holti Banka, Oya Pinar Ardic Alper, Bernardo Leal Correia Antunes Barradas, Peter Christian Moeller Jensen, Edlira Dashi, Blerta Qerimi, Leila Maxhuni nga Ministria Federale e Financave të Gjermanisë si dhe prezantues tjerë të bankave qendrore dhe komerciale të BE-së, përfshirë, Znj. Silvia Di Lillo përfaqësues të Këshillit Evropian të Pagesave”, thuhet në njoftimin e BQK-së, përcjell KlanKosova.tv.

Takimin me fjalë përshëndetëse e hapi Guvernatori Ahmet Ismaili, i cili falënderoi lidershipin dhe ekipin e Bankës Botërore dhe te gjithë të pranishmit, duke shtuar se kjo reformë do të ketë ndikim pozitiv në gjithë ekonominë e vendit, jetën e qytetarëve, lëvizjen e lirë të kapitalit, si dhe të bëjë të mundur anëtarësimin në SEPA.

lajme të ngjashme