‘Nikli’ i bën nder Dritës, e ndal Ballkanin në barazim NULL NULL 21.04.2025 17:04 21.04.2025 17:04 Ndonëse edhe zyrtarisht është përshëndetur me Superligën, Feronikeli’74 po luan me krejt energjinë e mundshme në ndeshjet e mbetura të këtij edicioni. Skuadra nga Drenasi e ndali kampionin aktual, Ballkanin, duke i dhënë kështu një shtytje të madhe Dritës që ta fitojë kampionatin, raporton Klankosova.tv. Përkundër se tri herë ishin në avantazh, suharekasit nuk arritën ta ruajnë atë, duke lejuar që po aq herë kundërshtari t’ia barazojë rezultatin. 3-3 u mbyll ky takim, me golat që për vendasit u realizuan nga Skender Kiqina dy herë dhe Armend Kryeziu. Nga ana tjetër për “Xhebrailat” shënuan nga një herë, Almir Kryeziu, Eris Abedini e Almir Oda, njofton Klankosova.tv. Gjashtë xhiro nga fundi, janë “Intelektualët” ata që fare pranë janë afruar te titulli i katër kampion, meqenëse me 66 pikë të grumbulluara, diferencojnë për 12 sosh me Ballkanin e vendit të dytë.