Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Neuer, rekordmen në Ligën e Kampionëve

NULL NULL
18.04.2024 16:49

Manuel Neuer ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve pasi e mbajti portën e paprekur në fitoren kundër Arsenalit.

Bayern Munich ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Arsenalin, në mbrëmjen e së mërkurës.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes ishte portieri veteran i Bayernit, Manuel Neuer, i cili e nguliti emrin e tij në analet e historisë së Champions League me një tjetër arritje të jashtëzakonshme.

Duke mbajtur një portë të paprekur në paraqitjen e tij të 138-të në kompeticion, Neuer e kaloi legjendarin Iker Casillas për t’u bërë portieri me më shumti porta të paprekura në historinë e kompeticionit.

Casillas kishte mbajtur më parë rekordin, duke e mbajtur portën të paprekur 57 ndeshje nga 177 lojë sa ka luajtur.

“Ndihem mirë. Ne bëmë një paraqitje shumë të mirë. Ne u dhamë atyre shumë pak. Kjo disiplinë ishte faktori vendimtar”, u shpreh Neuer pas ndeshjes.

Ndërsa Bayern përgatitet për t’u përballur me Real Madridin në gjysmëfinale, Neuer do të jetë i etur për të shtuar numrin e tij gjithnjë në rritje duke përjashtuar ish-skuadrën e Casillas.

Dy gjigantët evropianë takohen në Allianz Arena më 30 prill, e ndjekur nga një ndeshje e dytë në Santiago Bernabeu më 8 maj./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme