Nesër i jepet lamtumira e fundit 37-vjeçarit që u vra në Gjakovë NULL NULL 17.03.2026 15:43 17.03.2026 15:43 Foto: Rasim Binakaj Rasim Binakaj, i cili u vra ditën e djeshme në Gjakovë, do të varroset nesër. Ceremonia e varrimit do të bëhet nga ora 14:00, në lagjen Binakaj të fshatit Devë. Njoftimi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit, transmeton Klankosova.tv. Ai humbi jetën në moshën 37-vjeçari pasi u vra pas një mosmarrëveshje nga Nexhdet Zymberaj.