Nesër bëhet rishikimi i masave antiCOVID NULL NULL 29.04.2022 13:41 29.04.2022 13:41 Sot janë mbledhur Komiteti dhe Grupi Këshillëdhënës për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend. Gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka, merr vesh se nesër do të bëhet rishikimi i masave antiCOVID. Kujtojmë se e vetmja masë antiCOVID që është ende në fuqi është prezantimi i dëshmisë së vaksinimit gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, gjatë përdorimit të transportit publik dhe atë privat, si dhe gjatë hyrjes në qendra tregtare dhe gastronomi.