Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për Hidromoravën NULL NULL 01.06.2023 14:40 01.06.2023 14:40 Ministri i Financave, Hekuran Murati, Shefi i Zyrës së BERZh-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i Hidromoravë, Agim Smillaku kanë nënshkruar sot marrëveshjen e grantit prej 2.5 milionë euro për këtë kompani të ujësjellësit rajonal. Ky grant përfshin një milion euro për zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndërsa 1.5 milionë euro për ndërtimin e impiantit për to, njofton Ministria e Financave, përcjell KlanKosova.tv. “Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan kap vlerën totale prej afro 23.5 milionë euro, për të cilat tashmë është siguruar financimi. Implementimi i projektit është në fazën përgatitore dhe deri në fund të vitit pritet të fillojnë punimet në terren”, thuhet në njoftim. Me këtë grant do të përforcohen kapacitetet e Hidromoravës dhe do të përmirësohen kushtet e ambientit përmes trajtimit të ujërave të zeza për rreth 76 mijë qytetarë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.