Në “Liman Gegaj” nuk shënohet asnjë gol NULL NULL 27.10.2024 15:17 27.10.2024 15:17 Në ndeshjen ndërmjet Malishevës dhe Dritës, nuk u shënua asnjë gol. Portierët e dyja skuadrave nuk u dashtë asnjëherë ta nxjerrnin topin nga rrjeta në lojën që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj”. Edhe vendasit por edhe mysafirët u ndanë me nga një pikë. Mysafirët nga Gjilani ngelën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Bleron Sheji u ndëshkua me të kuq në minutin e 81-të. Ekipi nga Malisheva aktualisht në renditjen tabelare, është e dyta me 18-të pikë kurse Drita ka rëndë për një pikë nga vendi i katërt në të pestën. Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll. Loja u transmetua drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të platformës më gjigande Artmotion.