Në kinemanë e Pejës sonte shfaqet filmi “Sirin” NULL NULL 12.02.2025 13:46 12.02.2025 13:46 Në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë sonte shfaqet filmi “Sirin”, me regji të Senad Sahmanoviq dhe skenar të Claudia Bottino. Ky film pasqyron kohën e pas luftërave të viteve ’90, ku protagonistja Natali largohet nga ish-Jugosllavia, duke lënë pas gjithçka në kërkim të një jete më të sigurt. E vendosur të përshtatet në një realitet të ri, ajo tenton të fshijë të kaluarën dhe të ndërtojë një identitet të ri. Por një çështje e pazakontë ligjore, trashëgimia e një gruaje të pasur pa familje e detyron të kthehet në vendlindjen e saj, Malin e Zi. Film “Sirin” jepet edhe më 12,13 dhe 14 shkurt në ora 20:00.