Në Evropë krejt pa maska, por jo edhe në Tajlandë ku shkoi sot Osmani NULL NULL 24.06.2022 12:59 24.06.2022 12:59 Liderët e 27 vendeve të BE-së ka dy ditë që po takohen në samitin i cili po mbahet edhe sot në Bruksel, ku të enjten qëndruan edhe krerë e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë pjesëmarrësit ishin pa maska kundër COVID-19, edhe brenda në sallë edhe në fotografinë familjare. Për dallim nga Evropa, në Tajlandë rregullat me sa duket nuk kanë ndryshuar ende. Në disa fotografi të publikuara nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka nisur sot vizitën zyrtare në Tajlandë, në pritje e në mbledhje, të gjithë janë të pajisur me maska që mbron kundër virusit COVID-19, njofton Klankosova.tv.