Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndihma e BE-së: Përurohet murali i “Energjisë së mirë” (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 09.05.2023 20:33

Sipas ministrës se Ekonomisë, Artane Rizvanolli, murali që u përurua në Ditën e Evropës në oborrin e qeverisë, simbolizon më së miri të ardhmen e Kosovës.

E kur foli specifikisht për ndihmën e BE-së në energji, ministrja që ishte me veshje pak sportive, përmendi milionat e dhëna në kohë jo të mira për vendin.

“Kemi pasur një përkrahje të jashtëzakonshme nga BE-ja edhe për  përballje me krizën. Brenda një afati shumë të shkurtër, BE ka vënë në dispozicion 75 milionë euro, që ka qenë vlera më e lartë për kokë banori në rajon për një shtet”, tha Rizvanolli.

Veç për energji, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se ky institucion është krah Kosovës edhe për një marrëveshje që thuhet se e afron shtetin me BE-në.

“Është e qartë po ashtu se është një vit i arritjeve në dialog. Kemi marrëveshjen e Ohrit dhe shpresojmë që kjo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur. Duhet të përmend për këtë vit kam kënaqësinë që përfundimisht kemi përfunduar edhe çështjen e vizave”, tha Szunyog.

Edhe ekspozitat, koncertet e kurset e artit të rrugës ishin pjesë e ngjarjeve që shënuan Ditën e Evropës në Kosovë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

lajme të ngjashme