Nderohet figura e Skënderbeut në Prishtinë, hapet ekspozitë në përvjetorin e lindjes NULL NULL 06.05.2026 13:30 06.05.2026 13:30 Në përvjetorin e lindjes së kryeheroit Gjergj Kastriot Skënderbeu në qendër të Prishtinës është hapur një ekspozitë. Ekspozita tematike titullohet “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar”. Në këtë përvjetor në qendër të kryeqytetit ku ndodhet edhe shtatorja e heroit kombëtar janë bërë edhe homazhe e nderime, transmeton Klankosova.tv. Me rastin e 621-vjetorit të lindjes së heroit është organizuar edhe simpozium shkencor për figurën e tij.