Nagavci thërret opozitën për të votuar presidentin: Shmangni zgjedhjet – të vazhdojmë tutje NULL NULL 28.04.2026 10:58 28.04.2026 10:58 Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci i ka bërë thirrje opozitës që të futet në sallën e kuvendit për të marrë pjesën në zgjedhjen e presidentit. Sipas saj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar një listë me nënshkrime por pa emra, njofton Klankosova.tv. “Besoj qe kryetarja e kuvendit kur fillon tash vazhdimin do t’i bëjë thirrje opozitës. Edhe deputetët shumica prej tyre janë në kuvend, i ftojmë të vijnë në sallë dhe t’i ofrojnë vendit presidenten, dhe të vazhdojmë tutje për t’i shmangur zgjedhjet”. “Kemi parë edhe dje kryetarin e LDK-së që prezantoi një listë me nënshkrime pa emër, por ato nënshkrime me sa jam në njohuri nuk i janë ofruar Kurtit dhe as mua. Presim që deputetët të vijnë në sallë dhe të përmbyllin këtë proces”, deklaroi ajo.