Mustafa Imeri, shqiptari i parë që udhëheq Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut NULL NULL 26.03.2025 08:52 26.03.2025 08:52 Tenori i mirënjohur nga Shkupi, Mustafa Imeri, është emëruar drejtor në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut. Ai është shqiptari i parë i emëruar në postin më të lartë të këtij institucioni kulturor. Ky emërim shënon një moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi Filharmonia ka qenë një institucion me dyer pothuajse të mbyllura për artistët shqiptarë për dekada me radhë. Imeri vjen në këtë post si kuadër nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, pjesë e koalicionit VLEN, transmeton Klankosova.tv. Mustafa Imeri ka një karrierë të pasur artistike si tenor dhe është vlerësuar për kontributin e tij në skenën muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare.