Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë: A janë pagat arsyeja kryesore? (VIDEO) NULL NULL 21.07.2026 15:06 21.07.2026 15:06 Kosova po përballet me një paradoks të çuditshëm. Biznese që kërkojnë punëtorë dhe punëtorë që nuk gjejnë punë. Zgjidhja e vështirësive, në dikastereve të ndryshme ekonomike, varet shumë nga fuqia punëtore. Përmes emisionit të ekonomisë “Praktik” në Klan Kosova, mund të kuptoni ndikimin e mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë si në prodhim, gastronomi, shërbim, ndërtim e lëmi të shumta të cilat po përballen me të njëjtin problem. Pse po largohet fuqia punëtore nga Kosova? A janë pagat arsyeja kryesore? A ka dështuar sistemi arsimor për të përgatitur kuadro që i duhen tregut? Cila është zgjidhja dhe çfarë duhet të bëjë shteti në koordinim me sektorin privat, për të ndaluar këtë trend të frikshëm për ekonominë e Kosovës? Të gjitha këti i kuptoni në videon e mëposhtme: